Vitia përkujton dëshmorin Kenan Halimi

Viti – Me rastin e këtij përvjetori, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se vepra e dëshmorit Kenan Halimi, është një udhërrëfyes për gjeneratat që arsimohen dhe marrin dije në këtë shkollë, për të vazhduar dhe kontribuar në forcimin e shtetit tonë, për të cilin dhanë jetën bashkëluftëtarët e Kenanit anembanë Kosovës.
Një manifestim i organizuar nga udhëheqja e shkollës dhe këshilli i fshatit Skifteraj, ka shënuar Ditën e shkollës së këtij fshati, njëherit është nderuar edhe vepra e dëshmorit, emrin e të cilit e mbanë ky institucion në 15 vjetorin e rënies heroike në çlirimin e qytetit të Suharekës.
Me rastin e këtij përvjetori, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se vepra e dëshmorit Kenan Halimi, është një udhërrëfyes për gjeneratat që arsimohen dhe marrin dije në këtë shkollë, për të vazhduar dhe kontribuar në forcimin e shtetit tonë, për të cilin dhanë jetën bashkëluftëtarët e Kenanit anembanë Kosovës.
Për historikun e shkollës foli drejtori Milaim Misini ndërsa për biografinë e dëshmorit Shefik Sadiku. Me këtë rast u shfaq edhe një program artistik, ndërsa fillimisht janë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Kenan Halimi që gjendet në oborrin e shkollës./rajonipress/