Vitia përkujdeset për varrin e veprimtarëve Halil e Teuta Alidema
Viti – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur të hënën është diskutuar dhe vendosur për Draft Planin për përmbushjen e transparencës në Komunën e Vitisë, Planin e Veprimit për MSA-në në këtë komunë, si dhe për Propozim Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Vitisë si dhe rreth mbulimit të shpenzimeve për meremetimin dhe rregullimin e varrezave të veprimtarëve Halil dhe Teuta Alidema të cilët janë të varrosur në Tiranë të Shqipërisë.
Gjithashtu është diskutuar edhe për propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluejtëshme të Komunës, Kompanisë KKDFE, “KEDS” për vendosjen e trafove elektrike. /rajonipress/

