Eko Higjiena

Vitia përfiton mbi 72 mijë euro nga MAPL-ja

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave gjelbëruese“ me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Vlera e përgjithshme e këtij projekti do të jetë 94,644.00€, kurse MAPL do të financoj këtë projekt në vlerë prej 72.350.00€ e pjesa e mbetur prej 22,294.00€ do të financohen nga Komuna e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se me këtë projekt do të punohet shumë jo vetëm në infrastrukturën rrugore si në krijimin e trotuareve dhe ndriçimit publik që do të ndikojnë pozitivisht në sigurinë e lëvizjes së qytetarëve por me të do të krijohen edhe hapësira të gjelberta për qytetarët vitias.

Mobi Casa

“Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për komunë e Vitisë, jo vetëm për faktin se do të punojmë në infrastrukturën rrugore por edhe për atë se më të do të krijojmë hapësira gjelbëruese për qytetarët tanë. Me këtë Vitia do të këtë një pamje edhe më të bukur si dhe do të ndikojmë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së jetës. Unë dëshiroj ta falënderoj MAPL-në për gatishmërinë që ka treguar të bashkë financoj këtë projekt dhe ne si komunë do të kryejmë obligimet që dalin me marrëveshjen e nënshkruar”, u shpreh ndër tjerash Haliti.

Përndryshe Komuna e Vitisë edhe në të shkuarën ka punuar shumë në këto fusha duke u vlerësuar edhe pozitivisht nga institucionet e ndryshme kredibile./rajonipress/