Fundamenti

Vitia për dy vite radhazi e para sa i përket opinionit të pamodifikuar të komunave të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në bazë të raportit për funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, opinion i pamodifikuar i auditorit, jep mundësin për hua komunale, atyre komunave që dy vite radhazi janë dalluar si ndër komunat më të suksesshme, sa i përket opinionit ta pamodifikuar.

Dy vite radhazi, opinionin e pamodifikuar e ka vetëm komuna e Vitisë, për çka i mundëson për të filluar procedurat e huas komunale. Sipas pasqyrës lidhur më të dhënat me këto opinione të auditorit sipas komunave, del se në vitet 2016 dhe 2017, Vitia renditet e para në opinionin e modifikuar, duke lënë pas Pejën, Lipjanin dhe Ranillugun. Lloji i opinionit i cili më së shumti është dhënë në vitet 2016-2017, është opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes, i cili është dhënë në 33 komuna në vitin 2016 dhe në 25 komuna në vitin 2017.

Mobi Casa

o ashtu ky raport, vlerëson se komuna e Vitisë ka qenë ndër komunat më aktive në mbajtjen e takimeve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)./rajonipress/