Mobi Casa

Vitia optimiste, parasheh të kryhen 30 projekte sivjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ibrahim Rama i bëri publike edhe 30 projektet që do të kryhen sivjet dhe ato që parashihen me buxhetin e ardhshëm komunal. Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama duke folur për projektet e parapara për këtë vit, ka thënë se janë kryer fazat e tenderimit dhe janë në realizim e sipër.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp me theks të veçantë është folur rreth përgatitjeve që ka bërë qeveria Komunale e Vitisë për buxhetin komunal si dhe rreth projekteve të realizuara dhe atyre që janë në implementim e sipër.

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama duke folur për projektet e parapara për këtë vit, ka thënë se janë kryer fazat e tenderimit dhe janë në realizim e sipër.

Ai ka bërë të ditur se janë të angazhuar në draftin përfundimtar të buxhetit komunal për vitin 2015-2017, pas dëgjimeve publike që janë zhvilluar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, të cilat i ka vlerësuar lartë për identifikimin e nevojave të qytetarëve nëpër ato lokalitete.

Mobi Casa

Rama i bëri publike edhe 30 projektet që do të kryhen sivjet dhe ato që parashihen me buxhetin e ardhshëm komunal.

Ai ka përmendur edhe dy projekte që financohen nga Komisioni Evropian, atë të Shtëpisë së Kulturës ku do të rinovohet ky objekt, projekt ky që kap shumën 170.000 euro dhe rregullimi i Parkut të Qytetit në vlerë prej 87.000 euro.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihen 40.000 euro për bursa, pasi që siç dihet studentët vitias nuk e kanë pasur mundësin e përfitimit të bursës me buxhetin e vitit 2014. “Ne do të mundësojmë dhe për këtë është paraparë një shumë prej 40.000 euro për këtë destinim”, është shprehur zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke ju përgjigjur gazetarëve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.