Fundamenti

Vitia nuk i jep vizë bashkëpunimit me komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa, në të cilën u diskutua për disa pika të rendit të ditës. Gati të gjitha pikat e parapara për këtë rend dite, morën miratimin e anëtarëve të këtij komiteti për tu proceduar në seancën e radhës së Kuvendit, ndërkohë që pika e vetme që nuk kaloi ishte ajo e nismës për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal me Komunën e Gjilanit, për dhënies në shfrytëzim të lokacionit (Stacionit të Autobusëve të Vitisë), me qëllim të shfrytëzimit nga N.P.L “Stacioni i Autobusëve” Gjilan, për realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Uji Dea

Kjo pikë, ngjalli debat në këtë mbledhje dhe si e tillë, nuk morri votat e mjaftueshme. Në këtë mbledhje u aprovua propozim vendimi “Për shpalljen në diskutim publik të Rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme për Vitin 2019”, u dha një informatë e buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për vitin 2018 dhe planifikimi për vitin 2019, sikur edhe propozim vendimi për shpalljen Zonë me interes të përgjithshëm të ngastrat Kadastrale me nr. 153-0 në Zonën Kadastrale në Drobesh. Krahas pikave të parapara, pikë shtesë hyri edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018 të Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi./rajonipress/