Vitia nuk është e kënaqur me rendimentet e grurit

Gjilan – Hasan Alia nënkryetar i komunës së Vitisë thotë se krahasuar me vitin e kaluar këtë vit rendimentet e grurit janë më të ulëta. Sipas tij mekanizmi i vjetruar i autokombajnave dhe lagështia e tepruar janë shkaktarët kryesor të uljes së rendimenteve të grurit në këtë komunë.
Komuna e Vitisë nuk është e kënaqur me rendimentet e grurit këtë vit edhe pse i kanë të njohura shkaqet e uljes së rendimentit të grurit në nivel lokal, raporton rajonipress.
Hasan Alia nënkryetar i komunës thotë për rajonipress se derisa në vitin 2013 mesatarja për një hektar ka qenë 6000 kg këtë vit mesatarja ishte 3500 kg. “Mendoj se lagështia e tepërt dhe mekanizmi i vjetruar i autokombajnave janë shkaktarët kryesor që këtë vit kemi pasur më pak rendimente të grurit” tha Alia.
Alia tha se komisioni i korrje shirjeve ka punuar në teren dhe ka identifikuar të gjithë faktorët që kanë sjellur këtë peshë të ultë të grurit. “Vitia njihet për kultivim të mirë dhe përgatitje profesionale të kulturave bujqësore dhe ne do të bëjmë çmos që të mbjellurat të jenë në nivelin më të mirë profesional” tha Alia./rajonipress/