UBT

Vitia: Nuk do të jap dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u mbajtur seanca për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i është kundërpërgjigjur opozitës për sigurimin e vaksinave.

Vitia para foltores ka thënë se akti i fundit që do ta bëj si ministër i Shëndetësisë është dorëheqja.

“I nderuar z.Berisha. unë nuk kam thënë dje se do të jap dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lehtë në atë që kam thënë dje. Unë kam thënë që do të barti përgjegjësi ligjore, penale, morale deri në dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lartë që mund ta bëj. Ajo nuk më lan prej kurrgjafit”, tha ai.

RCCOLA

Po ashtu Vitia theksoi se posa të vijnë vaksinat do të fillojë procesi i vaksinimit.

“Z.Berisha, sinqerisht të thuash se është dashur që të vaksinohen për 30 ditë, 15 përqind e popullatës kur nuk kemi gjetur asnjë vaksinë, e disa prej negociatave nuk kanë qenë në dinamikën e duhur. Faleminderit që shpresoni kaq shumë prej neve, por me pas qenë dikush supermen nuk kishte mundur me organizuar ekipin, për 30 ditë, 15 përqind të popullatës për ta vaksinuar pa e pas asnjë vaksinë është jashtë çdo pritje dhe jashtë normales”.

“Në asnjë moment të vetëm nuk kemi thënë për gjashtë muaj por deri në fundit të vitit. Kur të vijnë vaksinat, e që do të vijnë shpejt ajo do të bëhet deri në fund të vitit”, ka thënë Vitia./Zëri