FIDANISHTJA

Vitia nikoqire e takimit rajonal për zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Nën organizimin e GIZ-it Gjerman në Viti është mbajtur një punëtori ku është folur në veçanti për kushtet dhe potencialet ekzistuese për zhvillim ekonomik në Rajonin e Anamoraves. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit e Komunave të kësaj zone si Viti, Gjilan, Kllokot, Partesh, por dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit kanë shtjelluar hollësisht përparësitë dhe mangësitë e mundshme në zhvillimin ekonomik të kësaj zone në veçanti në fushën e Bujqësisë.

Veronika Hofinger përfaqësuese e organizatës GIZ në fillim të këtij takimi shtjelloj se cilat janë qëllimet e këtij projekti duke potencuar se me këtë projekt synohet që të ndihmohet zhvillimi më i mirë i këtyre komunave.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e mirëpriti këtë takim të zonës së Anamoravës duke potencuar se pothuajse të gjitha komunat e kësaj zone i kanë të njëjtat përparësi, vështirësi dhe potenciale. “Unë e cilësoj si shumë të nevojshme takimet e tilla si sot, për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti të Bujqësisë në zonat rurale dhe konkurueshmerisë në rajonin tonë. Sidomos me mbështetjen e aktorëve lokal në gjetjen e nevojave të veçanta si dhe për hartimin dhe zbatimin konkret dhe efikase të planeve” u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai ndër tjerash tha se kjo iniciativë do të ndihmoj komunat e rajonit të Anamoravës për të rritur potencialin për zhvillim dhe punësim si dhe të minimizojnë pengesat që ndikojnë në mos zhvillimin e këtij rajoni.

Gjatë këtij takimi janë prezantuar edhe të gjeturat kryesore të elementeve për konkurrentshmerinë nga gjermani Stefan Dräger si dhe më pas është hapur edhe një diskutim ku është folur rreth qasjes në përforcimin e elementeve kryesore të konkurrentshmerisë rajonale dhe se cilat institucione mund ose duhet të jenë forca shtytëse prapa iniciative të kërkuara.

Ndërkaq në këtë takim Përfaqësuesit e Komunave, por edhe bizneseve paraqitën vështirësitë me të cilat ata hasën në zhvillimin e sektorit të bujqësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.