RCCOLA

Vitia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me RIT Kosovo (AUK) – Training and Development Institute

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me të RIT Kosovo (AUK)- Training and Development Institute.

Me këtë marrëveshje pritet të bëhet implementimi i programit “Programi Trajnues për Zhvillim dhe Punësim Rajonal RED-T RED-T”.

RCCOLA

Projekti RED-T është pjesë e Programit për Zhvillim e Fuqisë Punëtore, dhe financohet nga Agjensioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensionin Suedez për Bashkëpunim Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Qëllimi i programit është të rrisë mundësitë për punësim për 130 të rinj nga komunat e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë dhe Gjilanit duke u ofruar trajnime për zhvillimin profesional./rajonipress/