Hidromorava

Vitia në koordinim ditor kundër pandemisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë po vazhdon aktivitetet dhe koordinimin në baza ditore për t’u përballur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, po mban takime të rregullta dhe po e përcjell situatën me vëmendje të shtuar si dhe po merr detyra të reja në bazë të rrethanave dhe nevojave të krijuara.

Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan (LMT) ka takuar edhe sot kryetarin Sokol Haliti me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme.

Hidromorava

Ata e kanë përgëzuan kryetarin Haliti dhe Komitetin emergjent për punën e palodhshme që po bën në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë Kryqi i Kuq ka vazhduar shpërndarjen e ndihmave që i kanë ofruar donatorët e ndryshëm. Poshtu u njoftua që këshilltari komunal Vebi Rama ka ndihmuar 100 familje me nga 25 kg miell.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes dhe të mos grumbullohen shumë si dhe të mbajnë distancën shoqërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.