UBT

Vitia në demonstrim force politike për LDK-në, Haliti mobilizon qytetin ndërsa Abdixhiku kërkon ta shndërrojë energjinë në votë më 7 qershor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Vitia u shndërrua në një nga qendrat më të fuqishme të mobilizimit politik në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe atmosfera entuziaste dëshmuan mbështetjen e konsiderueshme për Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e cilësoi tubimin si një moment të veçantë për qytetin, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Vitia e jashtëzakonshme. Ju faleminderit 113 herë, Vitia ime!”, ka shkruar Haliti, duke reflektuar entuziazmin dhe energjinë që karakterizoi tubimin.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerësoi Vitinë si qytet të punës, qëndrueshmërisë dhe njerëzve që nuk dorëzohen lehtë, duke theksuar se fryma e bashkimit po forcohet çdo ditë.

“Në qytetin e punës, qëndrueshmërisë e njerëzve që nuk dorëzohen lehtë, pamë edhe një herë se fryma e bashkimit po rritet çdo ditë. Vitia di të qëndrojë drejt dhe të zgjedhë mençur, siç ka zgjedhur Sokol Halitin katër herë rresht”, ka deklaruar Abdixhiku.

FIDANISHTJA

Gjatë takimit, fokusi ishte te projektet zhvillimore, mbështetja për familjen, fuqizimi i rinisë, avancimi i bujqësisë dhe krijimi i mundësive më të mira për qytetarët. Mesazhi i liderëve të LDK-së ishte se energjia dhe mobilizimi i treguar në Viti duhet të përkthehen në pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“Më 7 qershor, le ta kthejmë këtë energji në vendim. Dilni dhe votoni për Kosovën që duam, për Kosovën që ecën përpara”, u shpreh Abdixhiku.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e degës së Vitisë për deputetë: Vjollca Kadolli Halili, Arta Ajeti, Ibush Beqiri dhe Robert Ukaj, për të cilët u kërkua mbështetje si përfaqësues të Vitisë në institucionet qendrore.

Përkrahësit e LDK-së vlerësuan se pjesëmarrja masive dhe organizimi i tubimit konfirmuan se Vitia mbetet një nga bastionet më të forta të partisë, ndërsa energjia e shfaqur në këtë aktivitet po konsiderohet si një tregues i mobilizimit të lartë të elektoratit në prag të ditës së votimit./rajonipress/