KKVITI

Vitia nderon mikun e madh të shqiptarëve: Eliot Engel përkujtohet me portret dhe akademi solemne

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili i dorëzoi një portret të kornizuar kushtuar ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

Portreti simbolik vjen si një akt nderimi për figurën e Eliot Engel, i cili për dekada me radhë ishte një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur rol të rëndësishëm në sensibilizimin ndërkombëtar për Kosovën.

Me këtë rast, kryetari Haliti falënderoi Shoqatën “Miqtë e Amerikës” dhe Agim Rexhepin për iniciativën dhe vlerësimin domethënës, duke theksuar se raporti i veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbetet një nga themelet më të rëndësishme strategjike dhe historike të shtetit të Kosovës.

HW

Gjatë takimit u bë e ditur se, nën patronatin e Komunës së Vitisë dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin Komunal të Vitisë do të organizohet një akademi përkujtimore dhe nderuese kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të pazëvendësueshëm të Eliot Engel për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ky organizim pritet të mbledhë përfaqësues institucionalë, figura publike dhe qytetarë, në një ngjarje që synon të ruajë gjallë kujtesën dhe mirënjohjen për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan pranë Kosovës në momentet më vendimtare të historisë së saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.