Fundamenti

Vitia nderon bashkatdhetarët që ndihmuan ndërtimin e ambulantes në Skifteraj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Vetëm një ditë para ndërrimit të motmoteve fshati Gjylekar i Vitisë është bërë me ambulant të re. Ndërtimi i objektit të ri të kësaj ambulante është bërë me investimin e komunës së Vitisë dhe të donacioneve vullnetare që kanë ardhur nga bashkatdhetarëve të këtij fshatit.

Me këtë rast të premten Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ka pritur një grup të bashkatdhetarëve nga fshati Gjylekar ku edhe ju ndau një mirënjohje që ju dedikohet të gjithë mërgimtarëve nga fshati Gjylekar të cilët kanë ndarë donacione për rregullimin e infrastrukturës shëndetësore në Ambulanten e Mjekësisë Familjare në Gjylekar të Vitisë.

Uji Dea

“Kjo është një dhuratë shumë e vogël e simbolike duke llogaritur kontributin e madh që ju keni dhënë për ambulanten e fshatit tuaj. Ndihma e juaj është lehtësim për punëtorët shëndetësor që punojnë në këtë qendër, por përfituesit më të mëdhenj janë pikërisht familjarët dhe bashkëvendësit tuaj. Prandaj, ne emër të tyre unë ju ndau të gjithë juve këtë mirënjohje”, u shpreh Aliu.

Gjithashtu edhe bashkatdhetarët e fshatit Gjylekar që jetojnë në Zvicër u shprehën mirënjohës duke premtuar se ndihmat ndaj qytetarëve të Vitisë nuk do ndalen as në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.