UBT

Vitia ndanë shpërblime në ditën e mësuesit për mësimdhënësit dhe shkollat e dalluara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, u mbajt sot një aktivitet ku u ndanë mirënjohje, lëvdata për mësimdhënësit, shkollat dhe nxënësit e dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2023/2024.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe kryetari i SBASHK-ut për Viti, Kemajl Bislimi i shpërndanë bashkërisht këto shpërblime.

Haliti gjatë kësaj ceremonie mbajti edhe një fjalë rasti duke theksuar se ai dhe Vitia janë të nderuar dhe të respektuar sidomos me rezultatet të cilat i arrijnë studentët dhe nxënësit e kësaj komune në fushat e ndryshme.

Ai tha se ky sukses është edhe falë angazhimit të mësimdhënësve vitias në përcjelljen e dijes të gjeneratat e reja.

ARKATANA

Haliti potencoi se në këtë ditë të veçantë qeverisja komunale në Viti, përmes këtij aktiviteti dëshiron të falënderoj mësimdhënësit për këtë angazhim dhe të ju uroj 7 Marsin.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e cila ndër tjerash tha se mësuesi nuk është vetëm transmetues i dijes, por edhe formues i karaktereve, inspirues i ëndrrave dhe mbështetës i aspiratave të çdo nxënësi.

Pas pjesës foljore u ndanë edhe shpërblime për shkollat fituese në garat e diturisë ku vendin e parë e kishte zënë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Dëshmorët e Vitisë” Viti, të dytën shkolla “Mirali Sejdiu”- Goshicë kurse të tretën “Kenan Halimi” -Skifteraj.

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje për mësimdhënësit të cilët më nuk janë në jetë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.