ARKATANA

Vitia merret me rregulloret për taksa e gjoba

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Këshilli i Drejtorëve të komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është diskutuar për propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba, planin e integruar komunal 2016-2018, si dhe propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në zonën kadastrale në Gjylekar.

Në pikën e parë të rendit të ditës, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se është një nga rregulloret më të rëndësishme komunale e cila do të jetë e zbatueshme në periudhë një vjeçare. Edhe hartimi i kësaj rregullore është bërë në mënyrë më të mirë të mundshme, duke i’u nënshtruar edhe udhëzimeve administrative, tha ai.

Ndërsa prezantimin e propozim rregullores e bëri drejtori për Financa dhe Zhvillim ekonomik Ibrahim Rama i cili më detalisht foli edhe për implementimin e saj.

ARKATANA

Ai ka precizuar se rregullorja duhet të aprovohet në seancën e radhës së Kuvendit në javët në vazhdim të Ri, me që rast të hyjë në vitin e ri fiskal dhe të filloj implementimi I saj.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për Planin e integruar komunal 2016-2018 që e prezantoi zyrtari komunal Nexhat Arapi, ndërkohë që ky plan ishte i paraparë të kalojë vetëm në këshillin e drejtorëve e jo më tutje. Kurse si pikë e tretë ishte propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në zonën kadastrale në Gjylekar, që e paraqiti drejtoresha për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi Fatbardha Emini.

Kjo pikë u procedua për në Komitetin për Politikë e Financa që të procedohet më pas për në seancën e radhës së Kuvendit Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.