RCCOLA

Vitia merr vendin e parë për transparencë buxhetore ndërsa të dytin për transparencë në ankande publike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në tryezën ku është diskutuar dhe publikuar raporti i Indeksit të Transparencës në Prokurim Publik për komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në bazë të këtij raporti nga tre indikatorët e realizuar Komuna e Vitisë, ka marrë vendin e pare në transparencën buxhetore ndërsa vendin e dytë në transparencën për ankande publike.

Mobi Casa

Përndryshe Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti dhe Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në raportet e ndryshme janë vlerësuar lartë për transparencë komunale./rajonipress/