Mobi Casa

Vitia merr edhe një mbështetje nga APR – Swiss Intercooperation

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë, GVL “Vitia”, Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve dhe Qendra Rinore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR-Swiss Intercooperation.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR-Helvetas Swiss Intercooperation.

Kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin e partnerëve lokal dhe qëndrueshmërinë e tyre për vitet e ardhshme. Kryetari Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur komuna e Vitisë me projektin APR, dhe ka theksuar se do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen për realizim të projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimin e aktiviteteve rinore.

RCCOLA

Marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR – Swiss Interacooperation, u nënshkrua edhe me Grupin Lokal të Veprimit “Vitia”, Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve, si dhe me qendrën Rinore.

Përfaqësuesit e Projektit APR – Swiss Interacooperation, kanë bërë të ditur se kjo marrëveshje ndërmjet partnerëve strategjik, ka për qëllim që të rinjtë, fermerët dhe bizneset e komunës së Vitisë, të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe vende të reja pune./rajonipress/