UBT

Vitia me strategji për personat me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Është mbajtur sot seanca e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë ku janë shqyrtuar dhe janë miratuar dy rregullore, një propozim vendim për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme dhe një strategji komunale për kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

Fillimisht këshilltarët e Kuvendit komunal kanë parashtruar pyetje dhe kanë shpreh interesimet për çështje me interes.

Këtyre interesimeve i është përgjigjur zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, si dhe për çështje që lidhen me fushën e arsimit ka folur drejtori Qahil Sinani.

Në këtë seancë, këshilltarja e deritanishme e lëvizjes “Vetëvendosje”, Besiana Rexhepi ka njoftuar kryesuesin dhe këshilltarët e Kuvendit se ajo tani e tutje nuk përfaqëson subjektin e VV-së, por do të vazhdoj të kontribuojë në të mirë të qytetarëve si kandidate e pavarur.

Këshilltarët e KK-së, kanë miratuar njëzëri propozim rregulloren për mënyrën e organizimit të korrje shirjeve në komunën e Vitisë, e cila do të procedohet tani në diskutim publik para se të shkojë në zbatim.

UBT

Gjithashtu është aprovuar edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës Kompanisë KEDS, për vendosjen e një trafo në fshatin Smirë, ndërkohë që është miratuar edhe propozim rregullorja për mënyrat, procedurat dhe kushtet e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Një ndër pikat që edhe zgjoi më shumë interes tek këshilltarët ishte propozim strategjia për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2015-2018 të cilën e prezantoi udhëheqësi i shërbimeve sociale Heset Ukshini.

Ai ka njoftuar këshilltarët me efektet që do t`i ketë kjo strategji me zbatueshmërin e saj.

Edhe në këtë pikë, këshilltarët ishin njëzëri duke e votuar me shumicë absolute, pasi që e kanë vlerësuar si shumë të nevojshme një planë të këtillë për këtë kategori./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.