FIDANISHTJA

Vitia me seancë të jashtëzakonshme për propozim rregulloren e tatimit në pronë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, për shqyrtimin e rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019.

Përgjegjësi i sektorit të tatimit në pronë Mifail Azizi dhe drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, ka dhënë hollësi rreth këtij propozim rregulloreje, ndërkohë që këshilltarët komunal kanë dhënë propozime dhe vërejtjet e tyre, rreth taksës por edhe klasifikimit të pronave ë bazë të zonave kadastrale.

Uji Dea

Me gjithë vërejtjet që u paraqitën, kjo rregullore u aprovua me shumicën e votave të këshilltarëve./rajonipress/