Vitia me rregulla strikte për keqpërdoruesit e ujit
Viti – Me urdhëresën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, njofton qytetarët e kësaj komune se me qëllim të sigurimit të ujit të pijes për nevojat e qytetarëve të Komunës së Vitisë, ndalohet keqpërdorimi i ujit nga të gjithë shfrytëzuesit e ujësjellësit për ujitjen e kopshteve, pemëve, barishteve, pastrimin e automjeteve si dhe mbushja e cisternave me ujë dhe shfrytëzimin e tyre për përfitime personale.
Mos respektimi i kësaj urdhërese do të pasojë dënimet në bazë të ligjeve dhe rregulloreve komunale në fuqi thuhet në njoftimin publik të Sokol Halitit drejtuar qytetarëve vitias.
Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdesët Drejtoria e Inspektoratit në Viti thuhet nw njoftimin publik drejtuar vitiasve./rajonipress/


