Fundamenti

Vitia, me raport pozitiv nga auditori gjeneral

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur lidhur me raportin e auditorit gjeneral tha se raporti për vitin 2012 është më i avancuar. Raporti i vitit 2012 nga ana e raportit gjeneral është në shkallën më të lartë që do të thotë i pakualifikuar, ndërsa në vitin 2008-2010 kemi pasur opinion afërsisht të mohuar, ndërsa në vitin 2011 një vlerësim mesatar ndërkaq në këtë vit kemi opinion të pakualifikuar u shpreh Arifi.

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve në Viti është diskutuar për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2013, raporti i auditimit mbi pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2012, raporti i inspektimit për tatimin në pronë për vitin 2012, raporte këto që janë vlerësuar si më të avancuara për komunën e Vitisë. Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe për draft kriteret për prioretizimin e investimeve kapitale në komunat partnere.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është debatuar për raportin e auditimit gjeneral për vitin që e lamë pas, ku Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari tha se ky raport i bërë për vitin 2012 ka dhënë opinion të pakualifikuar që është një ndër vlerësimet më të mira për vitet e shkuara. “Në këtë raport auditori përmes opinionit të tij e ka vlerësuar punën e Komunës së Vitisë për vitin 2012, ky vlerësim duke u bazuar në domethënien e opinioneve e cilëson atë si vlerësim pozitiv.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur lidhur me raportin e auditorit gjeneral tha se raporti për vitin 2012 është më i avancuar. “ Raporti i vitit 2012 nga ana e raportit gjeneral është në shkallën më të lartë që do të thotë i pakualifikuar, ndërsa në vitin 2008-2010 kemi pasur opinion afërsisht të mohuar, ndërsa në vitin 2011 një vlerësim mesatar ndërkaq në këtë vit kemi opinion të pakualifikuar” u shpreh Arifi.

Ai tha se jam i bindur se edhe për vitin 2013 do të kemi një gjendje të tillë të raportit apo edhe më të mirë. Ndërsa duke folur rreth Pasqyrave financiare për periudhën janar-qershor 2013, Jashari theksoi se ky buxhet duke i përfshirë të gjitha kategoritë është shpenzuar 70.75%.

Ai tha se nëse bëhet krahasimi i shpenzimit të buxhetit për të njëjtën periudhë kohore me atë të vitit të shkuar del se buxheti është shpenzuar pothuajse në të njëjtën shkallë.

UBT

Jashari tha se deri me tani janë shpenzuar mbi tre milion e katërqind mijë euro. Ndërsa duke folur për shpenzimet gjatë periudhës 6 mujore ai tha se gjatë këtij viti ato janë ulur për 50.701.00€, por se sipas tij gjendja reale do të dal vetëm nga përmbyllja e vitit buxhetor.

Ndërsa Drejtori i Administratës Besim Halimi tha se duke u bazuar në këto pasqyra del se kjo drejtori ka bërë një menaxhim të mirë në shpenzimin e derivateve dhe atë duke e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit paraprak ku për këtë vit kemi bërë harxhim të derivateve më pak dhe atë për 4.601 litra.

Halimi tha se për shkak të shtimit të vëllimit të punës në sektorin e ofiqarisë është marrë vendim që ky sektor të punoj edhe të shtunave dhe atë deri në fund të muajit në vijim.

Ndërkaq duke folur rreth inspektimit të bërë në sektorin e tatimit në pronë drejtori Jashari u shpreh se duke u bazuar në këtë raport që ka dalur pozitiv është vlerësuar lartë puna e Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit në fushën e rianketimit, regjistrimit të pronave të reja dhe respektimit të afateve si dhe zbatimit të 37 rekomandimeve ku 31 prej tyre janë zbatuar plotësisht ndërsa 6 pjesërisht.

Gjatë këtij takimi është debatuar edhe për draft kriteret e priotetizimit të investimeve kapitale në komunat parntere./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.