Fundamenti

Vitia me qëllim të rritjes së transparencës publikon dokumentet e prokurimit publik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me qëllim rritjes së transparencës Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Prokurim Publik në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun është duke i publikuar në ueb faqen e Komunës dokumentet e prokurimit publik. Kjo po bëhet në kuadër të Planit 4 vjeçar të Veprimit për Transparencë që pritet të hynë në fuqi gjatë këtij viti.

Megjithatë në ueb faqen Komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net/viti konkretisht tek kategoria”Prokurimi“ pos planifikimit përfundimtar të prokurimit publik dhe raportit të prokurimit publik janë duke u publikuar gjatë këtij viti edhe: Ankandet Publike, Kontratat e Nënshkruar me Operatorët Ekonomik, njoftimet për kontratë dhe njoftimet për dhënie të kontratës. Tek kontratat e nënshkruar me operatorët ekonomik janë bërë publike paramasa dhe parallogari me koston për realizimin e kontratave përkatëse si dhe vendimet për emërimin e menaxhereve për mbikëqyrjen e kontratave.

ARKATANA

Hapja e dokumenteve të prokurimit publik është mirëpritur jo vetëm nga operatorët ekonomik por edhe nga qytetarët të cilët theksojnë se me këtë rritet transparenca dhe llogaridhënia dhe ata do të jenë të njoftuar me punët që do të kryhen brenda Komunës së Vitisë.

Përndryshe Komuna e Vitisë edhe gjatë vitit të kaluar ka filluar me publikim e planit të prokurimit publik dhe të kontratave të nënshkruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.