Mobi Casa

Vitia me projekte për vetëdijesimin e fëmijëve nga fishekzjarrët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Fishekzjarrët janë të rrezikshme, dhe shkaktojnë viktima të shumta për çdo vit. EVSB, Policia e Kosovës, dhe Komuna e Vitisë, për çdo fundvit bëjnë fushatë të përbashkët vetëdijesuese kundër përdorimit të fishekzjarrëve. Në çdo fund-vit, dhjetëra qytetarë, përfundojnë në Qendra Emergjente, shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Mjetet piroteknike janë të sanksionuara me ligj, dhe ato nuk duhet lejuar që t`i përdorin fëmijët e moshës jo madhore, dhe me këtë ua tërhjekim vërejtjen edhe shitësve që: Fishek zjarret mos tua shesin fëmijëve, pa prezencën e prindit.

Në çdo fund-vit, dhjetëra qytetarë, përfundojnë në Qendra Emergjente, shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Viktima të lëndimeve janë fëmijët, respektivisht moshat nga 7 – 18, vjeçare.
Përpos implikimit ndaj rendit dhe sigurisë publike, nga fishekzjarrët shkaktohet dhe rrezikimi i sigurisë personale të individëve.

Uji Dea

Në raste të lehta, mundë të shkaktohet dëmtimi i shëndetit fizik dhe psikologjik të individëve, kurse në raste më të rënda, mund të shkaktohet dhe vdekja e tyre. Disa prej problemeve që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë:Lëndimet e natyrave të ndryshme, gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtimi i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktimi i frikës etj.

Posterët janë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në Komunën e Vitisë, me qëllimin e vetëm që nxënësit të vetëdijesohen dhe të njihen drejtpërdrejt me problemet apo pasojat që shkaktohen nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Shpërndarjen e Postereve e bënë:EVSB, dhe PK, Stacioni Policorë në Viti.
EVSB, falënderon PK-në, dhe institucionet Komunale, për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij projekti të përbashkët thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së për Komunën e Vitisë Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.