Eko Higjiena

Vitia me projekte konkrete, Gjilani ende merret me shtatore e politika qendrore

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të gjithë e kanë pritur fitoren e Sokol Halitit, madje edhe ata më skeptikët. Sokoli tërë kohën merret me projekte dhe avancim të jetës së qytetarit, e Gjilani ka disa muaj që merret me një shtatore dhe ftuarjen e mysafirëve për të shpenzuar mijëra euro.

Kur e sheh dhe e konstaton se Sokol Haliti edhe pas fitores së tij të dytë nuk ndalet me projekte dhe punë të dobishme për Vitinë, s`ke pse nuk e shtron një pyetje të thjeshtë. Pse fitojë Sokol Haliti në raundin e parë dhe pse fitorja e tij ishte historike?. E ka fituar me punë dhe afërsi ndaj qytetarit. Në vend se të ndihet më komod, Sokoli sërish nuk ndalet, punon dhe realizon projekte edhe në këtë nëntor.

E, Gjilani ende merret me një shtatore, ende humb kohë se kush do të ftohet, sa mijëra euro do të shpenzohen për luksin e Ilir Metës dhe të tjerëve, nga taksat e gjilanasve. Gjilani duhet të zgjohet përfundimisht për të punuar për vetë dhe jo për Prishtinën e qejfet e lukset e të huajve.

Ndryshe edhe të martën Sokol Haliti ka marrë pjesë në përurimin e Shkollës së Pozheranit e cila është pajisur me kabinet të informatikës.

Haliti bënë me dije se së shpejti do të fillohet me digjitalizimin e shkollave në territorin e komunës së Vitisë.

Shkolla fillore e mesme e ultë “Halil Alidema” në Pozheran është bërë sot me kabinet të Informatikës dhe atë në kuadër të një projektit të përbashkët që është bashkë financuar nga komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

Përndryshe gjatë përurimit të këtij kabineti kryetari Haliti bëri me dije se kjo komunë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg ka realizuar dhe do të realizoj edhe disa projekte të tjera kryesisht në shkollat e lokaliteteve të ndryshme si në fshatrat Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë ku do të bëhet furnizimi i Bibliotekave me rafte për libra dhe furnizimi me libra për nxënës.

Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë edhe shkollat e fshatit Skifteraj, Budrikë dhe Radivojcë por edhe çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.

Mobi Casa

Kurse projekt tjetër me rëndësi të veçantë që do të vazhdoj në Viti është ndarja e bursave për nxënësit e dalluar. Por gjatë këtij viti pritet që përfituesit e këtyre bursave të jenë më i madh se në vitet e shkuara.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeverisja komunale e Vitisë në bashkëpunim me parterët e saj do të punoj që mësimdhënësit dhe nxënësit të kenë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Ai tha se në këtë drejtim do të bëhet jo vetëm pasurimi i shkollave me kabinetet e ndryshme por edhe me bibliotekat dhe digjitalizimi i klasave.

Kurse për projektin e sotëm falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg në veçanti qeverinë e këtij shteti që po financon projekte të rëndësishme për shoqërinë.

Kurse Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg bëri me dije se shkolla fillore e mesme e ultë “Halil Alidema”në Pozheran është pajisur me 22 kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse por edhe me video projektor dhe tha se vlera e këtij projekti është rreth 9. 700€.

Kurse në përurimin e këtij kabineti ka marrë pjesë edhe Anne Doster, përfaqësuese e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë e cila ndër tjerash tha se ndihet e lumtur që sot është pjesë e përurimit të kabinetit të informatikës në Pozheran.

Në shenjë respekti për bashkëpunimin e Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë, kreu i kësaj komune, Sokol Haliti ka ndarë një mirënjohje për ta. Kurse Drita Pira, Drejtoresh e kësaj shkolle ndahu mirënjohje për kryetarin Haliti dhe të tjerë që kanë mundësuar pajisjen e kësaj shkolle me këtë kabinet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.