UBT

Vitia me projekt konkret në zhvillimin e sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Menaxheren e Projektit “Promovimi i Sektorit të Bimëve Mjekësore Aromatike në Viti”, Nita Ferizi Sadiku.

Me këtë rast në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe Zyrtari Komunal, Granit Abdyli është biseduar rreth implementimit të këtij projekti që ka filluar në Viti dhe që do të zgjasë për 9 muaj.

Sipas znj. Ferizi Sadiku, përfitues të këtij projekti do të jenë 40 fermerë vitias, të cilët do të përfitojnë njohuri në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve në fushën e Bimëve Mjekësore Aromatike si dhe në plasimin e produkteve të tyre në treg.

Ajo shtoj se në kuadër të këtij projekti që kap shifrën e 18 mijë e 500 eurove fermerët përfitues nga Vitia do të përfitojnë edhe njohuri në metodologjinë e kultivimit dhe vjelljes së bimëve mjekësore aromatike të egra të cilët gjendën në natyrë pa i dëmtuar ato.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi që me këtë kultivuesit e bimëve mjekësore aromatike do të përfitojnë njohuri të mjaftueshme për të zhvilluar këtë sektor të rëndësishëm.

Përndryshe bëhet me dije se gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë ku parashihet pjesëmarrja e aktërve që merren me bimë mjekësore aromatike në mesin e tyre edhe të atyre që merren me eksportimin e tyre jashtë vendit.

Ndërsa lanësimi i këtij projekti pritet të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm. Projekti në fjalë është në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor që financohet nga Bashkimi Evropian (ReLOad) dhe zbatohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.