Vitia me plan veprimi për festën e Zojës së Madhe
Viti – Komuna e Vitisë ka publikuar në uebfaqën zyrtare planin e veprimit me rastin e festës së “Zoja e Madhe” e cila do të zhvillohet në ditët në vijim.
Ky plan ka për qëllim të që të merren disa masa me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së këtij manifestimi si: Menaxhimin e sipërfaqeve publike, mirëmbajtjen e tyre, pastrimin dhe transportin e mbeturinave, Sigurimin e ujit të pijshëm, Sigurimin e masave kundër zjarrit, Furnizimi dhe kyçja në rrjetin elektrik, Sigurimin e parkingjeve, qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve do ta bëj DSHPE-ja me inspektorin e Komunikacionit dhe Policinë e Kosovës./rajonipress/


