Vitia me mekanizëm koordinues kundër dhunës në familje
Viti – Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit kundër dhunës në familje sot në Komunën e Vitisë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të themelimit të një mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje. Marrëveshja është nënshkruar nga mekanizma të ndryshëm si ato institucionale, por edhe jo qeveritare.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke folur rreth formimit të këtij mekanizmi ndër tjerash tha se ky mekanizim po themelohet me qëllim të sigurohet një reagim i menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha rastet e dhunës në familje. “Përveç që me këtë mekanizëm synohet që të sigurohet një reagim i shpejt dhe gjithëpërfshirës i adresimit të rasteve të dhunës në familje, me të synohet edhe të kontribuoj në politikat pro aktive kundër dhunës në familje në komunën tonë“ u shpreh Haliti.
Ai tha se me këtë dokument do të kontribuoj në formimin e një shoqërie demokratike pa dhunë duke respektuar të drejtat e çdo individi pa diskriminim.
Ndërkaq ky memorandum bashkëpunimi përveç që është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti është nënshkruar edhe nga disa përfaqësues të disa mekanizmave të tjerë si të Policisë, Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale, Mbrojtjes së Viktimave, Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtorisë për Arsim, Zyrës Komunale për Punësim, Zyra Komunale për Komunitetet dhe Kthim, Strehimorja “Liria”, Zyra për Ndihma Juridike Falas, OJQ-“ Legjenda” Këshilli i Veprimit Lokal Rinor dhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi./rajonipress/


