Fundamenti

Vitia me marsh vetëdijësues kundër kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Komunës së Vitisë në luftë kundër kancerit të gjirit sot në qytetin e Vitisë u mbajt një ligjëratë mbi parandalimin e hershëm të kësaj sëmundje.

Pas kësaj ligjërate u mbajt edhe marshi me moton: “Jetën tende e ke t`i në dorë-EKZAMINOHU” ku përveç qytetarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira.

Përndryshe gjatë këtij muaji Grupi i Grave të Vitisë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese edhe në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ku supozohet se rreth 500 gra janë njoftuar mbi natyrën e kësaj sëmundje. Po ashtu 7 gra të kësaj komune kanë përfituar ekzaminimin me mamografi falas në një projekt të përbashkët të Komunës së Vitisë me atë të Lipjanit.

Fundamenti

Xhylsime Qamili, Kryesuese e Grupit të Grave të Vitisë, tha se në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të personelit mjekësor të QKMF-së ata do të vazhdojnë të mbajnë aktivitete dhe ligjëratat të tjera në interes të shoqërisë vitiase. “Gjithashtu gjatë kësaj kohe kemi realizuar edhe mamografinë falas, për 7 gra të komunës sonë në përkrahje të QKMF-së së Lipjanit, andaj falënderoj ata dhe drejtorinë e kësaj komune për realizimin e këtij projekti. Po ashtu kemi mundësuar falas edhe ultrazërin për gratë tona “ u shpreh Qamili.

Ndërkaq ajo falënderoj edhe Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë të cilët ligjëruan mbi sëmundjen e kancerit të gjirit gjatë këtij muaji.

Ndërkaq sot u mbajt edhe ligjërata me temën “Parandalimi i hershem i kancerit te gjirit, shpëton jetë” nga Hamide Pireci, Gjinekologe pranë Spitalit të Gjilanit./rajonipress/