Eko Higjiena

Vitia me 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-1

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot takimin e rregullt, ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Ky takim është kryesuar nga zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili bëri me dije se deri me tani në këtë komunë janë 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19 ku nga ta 7 janë të hospitalizuar.

Ai kërkoj nga të gjithë partitë politike që mundësisht në këtë kohë të fushatës të ndjekin rekomandimet e IKSHP-së për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili ka folur edhe për angazhimet e zyrtarëve policor në këtë kohë të pandemisë por edhe të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka folur edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë duke e cilësuar atë sit ë qetë përpos rastit të fundit me sulmit me thikë të nxënësve.

ARKATANA

Kurse, Hanife Jonuzi, Drejtoresh e Shëndetësisë në Viti bëri me dije se grumbullimet e shumta në tubimet politike gjatë fushatës mund të ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarave prandaj kërkoj kujdes të shtuar.

Edhe Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti bëri me dije se dy mësimdhënës janë të prekur nga virusi COVID-19 kurse dy të tjerë janë në vetizolim shkaku i anëtarëve të familjes që janë të prekur me virus.

Ndërkaq rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë ka folur Ajet Salllahu, drejtor komunal në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.