Fundamenti

Vitia me 14 raste të reja kurse në përgjithësi 70 raste aktive

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen me të gjithë mekanizmat ku ka vlerësuar gjendjen aktuale, pas rasteve të reja të shfaqura me Covid 19. Dje komuna e Vitisë ka pasur 14 raste të reja pozitive me Covid-19, prej tyre 6 raste janë nga qyteti i Vitisë, 2 nga Sllatina e Epërme, 3 nga Pozherani, 1 nga Sllatina e Poshtme, 1 nga Podgorci dhe 1 nga Skifteraj.

Deri më sot janë 522 raste pozitive, ndërsa 70 raste janë aktive momentalisht. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se Institucionet komunale janë të përkushtuara që të zbatojnë rekomandimet dhe do të vazhdohet me masa parandaluese, përderisa ka theksuar se për masat e reja do të kuptohet, pas mbledhjes që do të mbahet sot e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës.

UBT

Në këtë mbledhje, u bë e ditur se mësimi në shkolla është duke vazhduar dhe nuk ka pasur ndonjë ndërprerje, ndërkohë që 7 nxënës deri më tani janë të prekur nga Covid 19, kurse mësimdhënës janë 4./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.