Hidromorava

Vitia me 137 raste aktive nga virusi COVID-19, qytetarëve ju bëhet thirrje për kujdes

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se deri me tani janë 137 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin COVID-19.

Ai ka shfrytëzuar rastin që të ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes nga ky virus.

Haliti gjithashtu kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve të mbajnë distancë, të mbajnë maska dhe të kujdesën për higjienën personale duke potencuar se duke ruajtur vetën ata ruajnë edhe të tjerët.

Ai bëri me dije se Komuna e Vitisë po vazhdon me masa parandaluese kundër përhapjes së këtij virusi.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoj se pas vendimit të fundit të Ministrit të Shëndetësisë orari i kufizimit të lëvizjes është larguar në Viti.

Megjithatë ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë vendimet kundër përhapjes së virusit.

Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se 24 mësimdhënës dhe 2 nxënës janë të prekur nga virusi COVID-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.