UBT

Vitia mbështet peticionin për drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë ka mbajtur sot një takim për të përkrahur nismën e Qeverisë së Kosovës për realizimin e peticionit për drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë e që numri i viktimave seksuale thuhet të jetë 20.000 gra. Përndryshe ky peticion është paraparë të filloj me 14 korrik dhe pritet të përfundoj më 18 korrik 2014.

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë tha se kjo komunë është e gatshëm të mbështes këtë nisëm edhe pse sipas tij kjo është pak me vonesë megjithatë ai tha se punët formale dhe juridike duhet të plotësohen. “Të gjithë ne jemi në njohuri se çka ka ndodhur në Kosovë, dhuna seksuale është një temë e ndjeshëm, por ne duhet të kryejmë obligimet tona edhe në mënyrë formale juridike pasi që ende nuk janë dorëzuar dokumentacionet pranë OKB-së “ u shpreh Haliti.

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu kërkoj përgjegjësi dhe bashkëpunim të plotë që të grumbullohen nënshkrimet maksimale për këtë peticion, raporton rajonipress.

ARKATANA

Në këtë takim përpos që kanë marrë pjesë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë e pranishme ishte edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore, Ibadete Hyseni e cila njëherit do të përkujdesët për realizimin e këtij peticioni në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me hapat e mëtutjeshëm për aksionin e grumbullimit të këtyre nënshkrimeve, ndërkaq ata u morën vesh edhe për takimin e radhës të këtij grupi.

Peticioni është paraparë të filloj më 14 korrik dhe pritet të përfundoj me 18 korrik 2014, ndërsa ky peticion pritet t`i dërgohet Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.