Uji Dea

Vitia mbanë takime me ekspert të auditimit nga projekti USAID – TEAM

/ 1 minutë lexim

Viti – Me qëllim të adresimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të cilat kanë dalë nga Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, në Viti është mbajtur një takim në mes të drejtorëve të drejtorive komunale, zyrtarëve komunal me Mentor Hysenin, Ekspert i Auditimit nga Projekti USAID TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse).

Hidromorava

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se gjatë këtij takimi është folur edhe mbi Planin e Veprimit të Komunës së Vitisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditmit por edhe mbi atë që bashkërisht të gjendet mënyra më e përshtatshme për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së./rajonipress/