UBT

Vitia mbanë diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2019 me bizneset

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar me diskutimet publike për planifikimin e buxhetin komunal për vitet 2019-2021 dhe atë kësaj radhe me përfaqësues të bizneseve të cilat veprojnë në Viti.

Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i ka njoftuar ata mbi buxhetin e paraparë të kësaj komune për vitin 2019.

Ata theksuan se Komuna e Vitisë po bënë përpjekje të madhe për zhvillimin e kësaj komune dhe atë përmes projekteve të ndryshme të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve por edhe të bizneseve.

ARKATANA

Zv. Kryetari Aliu dhe Drejtori Rama poashtu theksuan se kjo komunë në bashkëpunim me nivelin qendror po punon në krijimin e zonës ekonomike e cila do të mundësoj bizneseve zhvillimin e tyre me të lehtë dhe me kosto më të ultë.

Përndryshe gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve përveç që patën mundësinë të njihen me buxhetin komunal për vitin në vijim ata patën edhe mundësinë të parashtrojnë kërkesat e tyre për investime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.