United Hospital

Vitia mbanë diskutim publik për rregulloren e Qendrës Rinore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti, është mbajtur sot diskutimi publik me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, lidhur me Draft rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Rinore në Viti.

Në këtë diskutim ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, i cili ka theksuar rëndësinë që ka kjo rregullore, ndërkohë që ka njoftuar me procedurat që duhet ndjekur deri në arritjen finale të aprovimit në Kuvend.

Mobi Casa

Ndërkaq zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka thënë se kjo rregullore është një dokument shumë i rëndësishëm që tregon fushë veprimtarinë e Qendrës Rinore. “Kabineti i kryetarit Haliti është i përkushtuar që brenda mundësive të krijojë hapësira për një funksionim sa më të mirë, por edhe të organizojë jetën rinore në komunën e Vitisë”, ka thënë Aliu.

Nxënësit e pranishëm në këtë diskutim u njohën me draft rregulloren përmes prezantimit që e bëri zyrtari për Rini e Sport Emrush Azemi, kurse nxënësit më pas dhanë edhe propozimet dhe sugjerime të cilat do të inkorporohen në këtë rregullore, para se të hyjë në procedurat për miratim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.