Vitia kujdeset për personat me nevoja të veçanta dhe komunitetin serb

Viti – Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të kornizës buxhetore 2015-2017 komuna e Vitisë ka zhvilluar dy diskutime publike njërën me komunitetin e personave me nevoja të veçanta në Viti dhe tjetrin me komunitetin serb në fshatin Binqë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur lidhur me planifikimin e buxhetit komunal para komunitetit të personave me nevoja të veçanta në Viti tha se fakti që komuna po mbanë sot diskutimin publik me komunitetin e personave me nevojat e veçanta tregon që qeveria komunale po bënë përpjekje që t`i trajtoj kërkesat, nevojat dhe problemet e tyre.
Ai mandej përmendi edhe komitetin konsultativ për personat me nevoja të veçanta. “Komiteti konsultativ për personat me nevoja të veçanta i cili është formuar është në shërbimin tuaj dhe ju inkurajoj që t`i parashtroni të gjitha nevojat përmes këtij komiteti “ u shpreh Aliu.
Ndërkaq Ibrahim Rama tha se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2015 ka një rritje në kategorinë e subvencioneve dhe përmes kësaj synohet që të ndihmohen njerëzit në nevojë. “Kemi rritur buxhetin në kategorinë e subvencioneve dhe atë për 50 mijë euro dhe përmes këtij fondi synojmë që t`i ndihmojmë kategorive të ndryshme të shoqërisë” u shpreh Rama.
Ndërkaq Ibadete Hyseni nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut ka folur rreth strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara. ”Me vendim të kryetarit të Komunës është formuar komisioni për hartimin e strategjisë për personat me aftësi të kufizuara dhe kjo strategji do të shpejti do të jetë gati” u shpreh Hyseni.
Përndryshe kjo strategji parasheh projekte afatgjate me qëndrueshmëri si në fushat e arsimit, shëndetësisë, punësimit qasjes dhe grumbullimit të informacionit.
Ndërkaq komunitetit i personave me nevoja të veçanta parashtruan disa nga kërkesat e tyre duke kërkuar që Institucionet Komunale të kenë një përkujdesje më të veçantë ndaj kësaj kategorie. Pas këtij takimi është mbajtur i njëjti diskutim publik me komunitetin serb të fshatit Binqë./rajonipress/