UBT

Vitia komuna që shquhet për raporte të mira politike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesuesi i Komunës së Vitisë Naim Pira thotë për rajonipress se në këtë komunë ka një klimë tub mirë ndërpartiake dhe ndërnjeërzore. Pira tha se të gjitha vendimet e nxjerra nga Asambleja Komunale janë ligjore dhe ka një koncenzus të mirë me të gjitha subjektet politike kur janë në pyetje interesat e qytetarëve të Vitisë.

Asambleja komunale e Vitisë ka gjithsejtë 27 asamblistë nga partitë politike : LDK me 9 anëtarë, PDK me 5 anëtar, LVV me 5 anëtar, AAK me 4 anëtar, NISMA me 2 anëtar, AKR me 1 anëtar dhe një kandidat i pavarur.

Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal thotë për rajonipress se është i kënaqur m punën e mirë që është bërë nga fillimi i kësaj qeverisjeje. “Ne kemi një kryetar komune (Sokol Haliti) i cili është i përkushtuar që gjërat të ecin përpara dhe ne po bëjmë çmos që gjithçka që është në dobi të tyre të avancohet në mënyrë ligjore”.

Sipas tij Kuvendi i komunës së Vitisë deri më tani ka mbajtur 8 seanca të rregullta, 2 seanca të jashtëzakonshme dhe 3 seanca solemne. Në seancën e parë të Vitisë janë formuar komitetet obligative si dhe komitetet e tjera si trupa ndihmëse të Kuvendit.

Pira tha se në komitetin për politik dhe financa janë të përfshira pothuajse të gjitha subjektet politike në bazë të entiteteve politike të përfaqësuara në kuvend. Gjithashtu Komuna e Vitisë ka formuar edhe komitetin për komunitete, dhe realisht me punën e këtij komiteti jemi jashtëzakonisht konstruktive.

UBT

Nga konstituimi e deri më sot Komuna e Vitisë ka miratuar më tepër se 30 propozim vendime dhe mbi 10 rregullore të ndryshme. Vlen të ceket se ndoshta ndër Kuvendet e vetme komunale që ka themeluar edhe komitetet Konsultative dhe atë : komitetin për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, Komitetin për persona me aftësi të kufizuara të cilat komitete në bazë të konkursit kanë zgjedhur anëtarët e tyre si udhëheqësit e tyre tha Pira.

Gjithashtu Komuna e Vitisë sipas Pirajt ka themeluar edhe këshillin për siguri në bashkësi i cili mban takime të rregullta.

Të gjitha vendimet e nxjerra nga asambleja e Vitisë janë të konfirmuar nga zyra ligjore e MAPL-së në lidhje me ligjshmërinë e këtyre akteve.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Vitisë të mbajtur me datën 29.09.2014 është miratuar edhe buxheti i komunës së Vitisë 2015-2017 si dhe plani i punës së kuvendit për vitin 2015.

Nga të gjitha këto rezultate të punës mund të konkludojm se në Komunën e Vitisë është një klimë e mirë ndërpartiake dhe ndërnjerëzore çka unë si kryesues i Kuvendit jam falënderues për të gjithë asamblistët e Vitisë për përkushtimin e tyre në kryerjen e obligimit të tyre tha Pira./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.