Mobi Casa

Vitia komuna me performancën më të mirë komunale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ceremoninë e publikimit të rezultateve të Indeksit të Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, duke e pranuar vendin e parë në nivel vendi. Gjithashtu kjo komunë është cilësuar me përformancën më të mirë në administratën komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale.

Indeksi i Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, është organizuar nga USAID dhe UBO Consulting dhe është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet lokale të Komunave në tërë Kosovën drejtë zhvillimit të sektorit privat.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti foli rreth reformave të bërë nga Komuna e Vitisë për përmirësimin e ambientit të biznesit. “Komuna e Vitisë është ndër komunat e para që ka marrë vendim për lirimin e bizneseve nga të gjitha taksat komunale. Kemi miratuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban ku janë të parapara zonat industriale ku bizneset mund të investojnë si dhe projektet që mund të realizohen përmes partneritetit publiko privat. Komuna jonë gjatë këtij viti të bazuar në dokumentet të miratuara edhe më herët ka marrë vendim të përkrah investitorët të ndryshme siç është rasti i fundit në prodhimin e energjisë alternative ku Kuvendi Komunal ka dhënë pëlqimin e saj” u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai mandej tha se kjo komunë është e përkushtuar që bizneseve të krijoj kushte në infrastrukturë duke investuar në rregullimin e rrugëve, ujësjellësve,kanalizimeve si dhe infrastruktura të tjera që cilësohen si parakusht për zhvillimin e biznesit.

Gjatë këtij takimi ka folur edhe Chris Edwards ud.Drejtor i Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-së (USAID) Misioni në Kosovë. Për ndryshe komuna e Vitisë ka marrë vendin e parë në nivel vendi. Gjithashtu kjo komunë është cilësuar me përformancën më të mirë në administratën komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale. Indeksi i Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, është organizuar nga USAID dhe UBO Consulting dhe është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet lokale të Komunave në tërë Kosovën drejtë zhvillimit të sektorit privat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.