UBT

Vitia kërkon zbatimin e marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Autoritetet komunale të Vitisë, i kanë dërguar sot një kërkesë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia e jetësimit të marrëveshjes ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellde.

Implementimi i kësaj marrëveshje, posaçërisht hapja e pikës kufitare për lëvizjen e qarkullimit të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, është e drejtë themelore dhe për shkak të konfiguracionit, konsiderohet se është e domosdoshme hapja e kësaj pike.

Fundamenti

Ndonëse ishte arritur marrëveshja mes të dyja vendeve, megjithatë kjo ka mbetur e pa zbatueshme për vite me radhë. “Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2010 mes ish ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe ish ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, për hapjen kufitare në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë, si nevojë e qarkullimit të banorëve të zonave nga të dyja anët e kufirit. Bazuar në nenin 5, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, liria e lëvizjes paraqet një element kyç dhe është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, drejtuar Qeverisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.