Vitia kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merr masa në rifillimin e punimeve në shkollën e Pozheranit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Gati 1 vit janë bërë që kur kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozheran. Por, sot e asaj dite, punimet kanë ngecur që nga ditët e para kur ka filluar së realizuari ky projekt. Ndonëse është projekt me të cilin ka proceduar Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Ministrisë së Administratës Publike, kompania kontraktuese për ndërtim, vetëm ka bërë hapjen e një grope, e cila ka mbetur e tillë dhe nuk është punuar asgjë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, sot së bashku me qeverinë komunale, këshillin e fshatit, këshillin e prindërve dhe me qytetarët e Pozheranit, kanë vizituar vendin ku do të duhej të ishte ndërtuar tani më objekti i ri i shkollës fillore.

Fundamenti

Kryetari Haliti, i ka bërë thirrje Institucioneve qendrore që të shqyrtojnë gjitha mundësit që ky projekt të filloj së realizuari, madje edhe në emër të Institucioneve lokale, i ka dhënë ultimatum kompanisë kontraktuese që të fillojnë me punë që nga nesër, në të kundërtën do të reagohet në mënyra të tjera. “Më lejoni që në cilësinë e kryetarit të komunës së Vitisë e Qeverisë komunale, në emër të Drejtorisë së Arsimit, të shkollës fillore “Halil Alidema”, këshillit të prindërve dhe qytetarëve të Pozheranit, kërkojmë nga Ministria kompetente dhe nga kompania kontraktuese për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, që të filloj me planin dinamik ngase jemi të brengosur që punët kanë ngecur shumë. Kjo ngecje është e pajustifikueshme dhe e paarsyeshme. Ne kemi pritur deri të kryhen zgjedhjet lokale, prandaj sot jemi këtu që të shfaqim brengën dhe të kërkojmë që plani dinamik i realizimit dhe ndërtimit të shkollës “Halil Alidema” të filloj qysh nesër. Ne si Institucione kemi proceduar gjithë dokumentacionin e nevojshëm tek Ministria e Arsimit, e cila mandej ka bartë mjetet dhe kompetencat tek Ministria e Administratës Publike. Andaj kërkojmë nga ministri Mahir Jakgjilar që të merren masa edhe ndaj kompanisë, e cila nuk ka vazhduar punimet, pos hapjes së një grope e cila vetëm po shkakton rrezik edhe për qytetarët edhe për nxënësit e kësaj shkolle. Ne do të vazhdojmë me reagim edhe më serioz, nëse këtë javë nuk fillojnë punimet sipas planifikimit buxhetor që ka udhëhequr ministria në fjalë. Gjithashtu duam të njoftojmë opinion publik se ne nuk kemi kompetenca as në mbikëqyrje e as në procedura, prandaj presim që të reagoj Qeveria e Kosovës për të filluar punimet, për faktin se gjendja ekzistuese e shkollës është tepër e rëndë”, ka thënë kryetari Haliti./rajonipress/