UBT

Vitia ka vetëm Salih Salihun e VV deputet të zgjedhur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Salih Salihu nga Vetëvendosje aktualisht është fituesi i vetëm i Komunës së Vitisë i cili do të përfaqësojë këtë qytet në Parlamentin e Republikë së Kosovës. Salihu ka falënderuar qytetarët e Vitisë për besimin e dhënë ndaj tij dhe ka premtuar angazhim konkret dhe përfaqësim dinjitoz të kërkesave reale e legjitime të Vitisë.

Salih Salihu nga Lëvizja VV me gjasë do të jetë kandidati i vetëm fitues i cili do të ketë nderin të përfaqësojë qytetarët e Vitisë në Parlamentin e Kosovës.

Edhe pse ende nuk janë dhënë rezultatet përfundimtare ajo që dihet është fakti se Salihu ka siguruar vota të mjaftueshme që të jetë pjesë e parlamenti të ri raporton rajonipress.

GRANDEMALL

Salihu ka shfrytëzuar rastin që edhe t`i falënderoj qytetarët e Vitisë për besimin që i kanë dhënë atij. “Të nderuar qytetar të Vitisë dhe të gjithë Kosovës, të dashur aktivistë, simpatizant dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, faleminderit shumë për përkrahjen. E di që secili prej jush nuk është kursyer për të shpalosur, programin, alternativën qeverisëse dhe kandidatët e Lëvizjes VV. Rezultati i arritur, është fryt i këtij angazhimi dhe të gjithë së bashku duhet të jemi krenar. Kam pritur që KQZ nuk do të vonohet të shpall rezultatet zyrtare për secilin kandidat, prandaj nuk iu jam drejtuar më herët, ndonëse me shumë prej jush kam qen në kontakt të vazhdueshëm” ka shkruar Salihu.

Salihu ka shkruar se megjithatë, këtyre ditëve, në portale e gazeta kanë qarkulluar shumë informacione të pakonfirmuara për rezultatet e kandidatëve dhe janë apostrofuar emra si deputet të rinj. Në këtë kontekst, pothuajse të gjitha këto portale kanë përfshirë edhe emrin tim në listën e deputetëve të rinj.

“Sipas të dhënave të deritanishme, është e vërtet se është reale të pritet që Vitia kësaj radhe, do të përfaqësohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe unë do ta kem nderin dhe përgjegjësinë e këtij përfaqësimi. Sidoqoftë, edhe pse të dhënat tona flasin që kam fituar edhe më shumë vota sesa është shkruar në portale sepse nuk janë numëruar edhe 13 qendra të Kosovës, ne do kemi durimin që t`i presim rezultatet zyrtare. Poashtu presim rezultate shumë të mira edhe për Majlindën e Njaziun. Sapo të marrim këto rezultate, ne me shumë kënaqësi do t`i ndajmë me ju. Unë jam i sigurt që si në sfida edhe në suksese, do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët” ka shkruar Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.