Uji Dea

Vitia investon 113 mijë euro në fshatin Budrik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, gjatë një vizite që i bëri sot fshatit Budrik, për gati dy orë ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në këtë fshat. Projekti i kanalizimit në fshatin Budrik ka një gjatësi prej 6.300 metrash, ndërsa kostoja e këtij projekti kap shumën në 113.000 euro, donacion ky i buxhetit të komunës së Vitisë.

I shoqëruar edhe nga komisioni komunal për përcjelljen e punimeve të këtij projekti, kryetari Arifi ka zhvilluar këtë vizitë, pas ankesave të disa qytetarëve të Budrikës për punë jo efikase të këtij projekti.

Uji Dea

“Ne jemi detyruar që të bëjmë këtë vizitë dhe të shohim nga afër punët që janë kryer deri më tani, por edhe ato që do të kryhen, pasi që kemi marr disa ankesa nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur dyshime për punë jo efikase dhe jashtë projektit. Sot kam dalur këtu që ta vërtetoj atë që është duke u punuar dhe së bashku me komisionin jemi këtu për të marrë edhe shqetësimet e banorëve”, tha kryetari Arifi.

Projekti i kanalizimit në fshatin Budrik ka një gjatësi prej 6.300 metrash, ndërsa kostoja e këtij projekti kap shumën në 113.000 euro, donacion ky i buxhetit të komunës së Vitisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.