ARKATANA

Vitia identifikon nevojat e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Identifikimi i nevojave dhe rekomandimeve të banorëve të Komunës së Vitisë pritet të bëhet gjatë muajit maj të këtij viti, me qëllim që rekomandimet e qytetarëve të prezantohen në Kuvend para rishikimit të buxhetit.

ATRC në bashkëpunim me Komunën e Vitisë kanë mbajtur mbledhjen e radhës së Komitetit Konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Pjesëmarrës në këtë takim ishin zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira, Drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, anëtarët e Komitetit konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje si dhe përfaqësueses nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Takimi u fokusua në aktivitetet që Komiteti konsultativ do t’i organizoj gjatë këtij viti si dhe përkrahjen që Komuna e Vitisë dhe ATRC do të ofrojnë anëtarëve të këtij Komiteti, gjatë punës së tyre.

Përfaqësuesit e ATRC theksuan se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje në hartimin e rregullores së punës së Komitetit konsultativ dhe në bashkëpunim me Komunën dhe Këshillat lokale do të identifikojnë nevojat e banorëve të Komunës së Vitisë.

Uji Dea

Kurse, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë komunale shprehën gatishmërinë e tyre për të përkrahur anëtarët e Komitetit në punën e tyre dhe njëherit marrjen parasysh të nevojave dhe rekomandimeve të qytetarëve.

Identifikimi i nevojave dhe rekomandimeve të banorëve të Komunës së Vitisë pritet të bëhet gjatë muajit maj të këtij viti, me qëllim që rekomandimet e qytetarëve të prezantohen në Kuvend para rishikimit të buxhetit.

Veç bashkëpunimit me përfaqësuesit e Këshillave Lokale procesi i identifikimit të nevojave të banorëve do të përfshij edhe takimet që do të organizohen me të rinjë, grupin joformal të grave, personat me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”, i cili financohet nga OPIC./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.