Fundamenti

Vitia harton Strategjinë kundër dhunës në familje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sipas raportit statistikor të Qendrës për Punë Sociale janë të evidentuar gjatë vitit 2014, 20 raste të dhunës në familje ndërkaq në vitin 2013 janë shënuar 17 raste. Poashtu sipas këtij raporti kryesisht viktima të dhunës janë femrat. Për ndryshe komuna e Vitisë është zgjedhur si Pilot Projekt nga regjioni i Gjilanit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për aktivitete në parandalimin e dhunës në familje.

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë mbajtur sot një takim pune ku është themeluar mekanizmi koordinues për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, si dhe është prezantuar Strategjia Komunale kundër dhunës në familje për periudhën 2015-2017.

Poashtu sot pjesëmarrësit në këtë takim janë njohur dhe kanë debatuar edhe për marrëveshjen e bashkëpunimit për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrat e funksionimit të saj në këtë komunë. Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga aktorët e ndryshëm institucional dhe organizatave jo qeveritare në javët në vijim, ndërkaq strategjia pritet të procedohet në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur për këtë çështje theksoj se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që përmes dokumenteve konkrete të bashkërendojnë punët, por të qartësohet edhe ndarja e përgjegjësive lidhur me rastet e dhunës në familje. “Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të ju dalim në ndihmë rasteve të dhunës në familje, konkretisht Njësia për të Drejtat e Njeriut në Viti ka punuar në këtë drejtim duke hartuar një strategji për vitet 2015-2017 kundër dhunës në familje por edhe në javët në vijim pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrave të funksionalizimit të saj në komunën tonë” u shpreh Aliu.

Uji Dea

Ai tha se Komuna e Vitisë po bënë përpjekje maksimale që të ju kushtohet një vëmendje të veçantë këtyre rasteve duke potencuar se për këtë do të bashkëpunoj me të gjitha mekanizmat ligjor.

Ndërkaq Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Viti, Ibadete Hyseni duke folur për marrëveshjen e bashkëpunimit për Institucionalizimit e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionalizimit të saj në komunën e Vitisë tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintergrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për këtë kategori personash që janë viktima të dunës në familje, përmes institucionalizimit të këtij mekanizmi dhe koordinimi dhe monitorimin e politikave.

Sipas raportit statistikor të Qendrës për Punë Sociale janë të evidentuar gjatë vitit 2014, 20 raste të dhunës në familje ndërkaq në vitin 2013 janë shënuar 17 raste.

Poashtu sipas këtij raporti kryesisht viktima të dhunës janë femrat. Për ndryshe komuna e Vitisë është zgjedhur si Pilot Projekt nga regjioni i Gjilanit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për aktivitete në parandalimin e dhunës në familje. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.