RCCOLA

Vitia gati ta vendos bustin e Richard Holbrook

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë më 27 nëntor pritet të ketë një festë të madhe. Sokol Haliti kryetar i komunës tha për rajonipress se vendosja e bustit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për këtë qytet.

Kontributi që ka dhënë për luftën e Kosovës dhe pavarësinë e saj Richard Holbrooke janë dy momentet kryesore që Komuna e Vitisë ka vendosur që me vendosjen e një busti në qendër të qytetit ta nderojë këtë kolos dhe adhurues të madh të çështjes shqiptare, raporton rajonipress.

Tashmë gjithçka është bërë gati derisa më 27 nëntor 27 nëntor 2014 kur edhe shënohet dita e falënderimeve amerikane, pritet të bëhet zbulimi i bustit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke në qendër të qytetit të Vitisë.

Uji Dea

Sokol Haliti kryetar i Vitisë është krenar dhe i lumtur që busti i Holbrookut po vendoset pikërisht në qytetin e tij. “Ne po e realizojmë një projekt që e kemi nisur së bashku. Holbrooke e ndihmojë Kosovën, e ndihmoj çështjen shqiptare dhe mbi të gjitha foli drejtë e hapur për të drejtën e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur” tha Haliti për rajonipress.

Ndryshe ceremonia e zbulimit të bustit pritet të bëhet në ora 11:30. Ndërsa, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ambasadës amerikane në Kosovë, Institucione shtetërore e komunale si dhe familjar të Richard Holbrookut./rajonipress/