Eko Higjiena

Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Ai tha se ky Fond s’ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore.

Ai kritikoi edhe veprimet e qeverive të kaluara lidhur me funksionalizimin e këtij Fondi.“Ky Fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore. Aty vetëm është grumbulluar një bord, shpreh 30 milionë euro, rast i cili është në prokuroi dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor natyrisht. Qeveritë e kaluara janë përpjekur t’ia nisin edhe me mbledhjen e premiumeve pa asnjë përgatitje dhe pa bazë ligjore. Mbi të gjitha paramendojeni duke ia marrë paret qytetarëve nga paga e tyre edhe duke mos siguruar asnjë shërbim të ri, apo cilësi, rritje cilësie të këtyre shërbimeve. Ne kemi qenë kundër atëherë, për besë jemi kundër edhe tash”, ka thënë ai.

Ministri i Kurtit, pati kritika edhe për qeverisjet e kaluara për sa i përket funksionalizimit të këtij Fondi.

RCCOLA

Sipas tij kanë qenë ish-ministrat që kanë bërë gara se cili do ta vë më shpejtë në funksion këtë Fond.“Po ua rikujtojë që në vitin 2019 ne si subjekt politik kemi thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk mund të funksionalizohet pa katër deri në pesë vite punë intensive. Subjektet tjera politike mbajë mend dhe ish-ministrat e tyre në fushatë duke anashkaluar faktin se edhe ata kanë qenë në pushtet dhe kanë qenë kontribuues të kësaj gjendje premtonin se Fondin do ta funksionalizonin për 18-24 muaj, bile bëhej garë se cili 18 e cili 24. Madje ju keni qenë edhe më të informuar sesa ne për gjendjen që ka qenë dhe e keni sjell Fondin, e se më pak mund të bazoheshim në të për sigurimet shëndetësore”, ka thënë ai.

Vitia tha se kur e ka marrë detyrën e ministrit e ka gjetur gjendjen në Fond edhe më keq se sa e kishte menduar.“Besomëni me gjithë atë që kam menduar që kam qenë shumë mirë i informuar kur kam marrë detyrën si ministër gjendja brenda në Fond e kam gjetur edhe më keq dhe jam befasuar edhe për më keq”, tha ai.

Tutje, ai u deklarua edhe mbi punën që ka bërë prej se është caktuar ministër. Vitia theksoi se një pjesë e mandatin i ka shkuar duke u marr me problemin e pandemisë Covid-19.“Në fushatën e vitit 2020 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60%, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore por edhe shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse të gjitha institucionet kanë qenë të varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që t’i rishohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”, deklaroi ministri.

“Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duhet ta pranojë që funksionalizimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm . prandaj nuk ka më eksperimente, nuk ka më tallje me qytetarë, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më të futen duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushte. A mund te ketë vonesa, po mundet por vetëm kur jemi të sigurt që të merren të gjitha masat do të veprojmë”, tha Vitia