ARKATANA

Vitia: Është e pashmangshme një valë e re e pandemisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një deklarimi për media ka thënë se një valë e re e Covid-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.

Vitia u shpreh se varianti Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne.

GRANDEMALL

Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”.

“Lajmi i mirë është nga shtetet që kanë kryer me sukses vaksinimin dhe tregon se të gjithë ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Delta. Vaksinohuni kundër COVID-19. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka vaksina të aprovuara nga EMA, vaksinat janë të sigurta. Ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.