Vitia ende përballet me pasojat e vërshimeve

Viti – Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti tha se institucionet komunale janë të mobilizuara me qëllim që dëmet nga vërshimet të jenë minimale. Jemi të angazhuar që të punojmë pandërprerë që të minimizojmë dëmet e mundshme nga vërshimet tha Jakupi.
Institucionet komunale të Vitisë gjatë gjithë ditës së djeshme ka punuar në minimizimin e dëmeve nga vërshimet duke intervenuar me ekskavator në qytetin e Vitisë dhe fshatin Pozheran raporton rajonipress.
Gjithashtu gjatë kësaj dite Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka intervenuar në prrocken e fshatit Budrikë dhe Remink, dhe atë në hapjen e kanaleve të saj.
Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti tha se institucionet komunale janë të mobilizuara me qëllim që dëmet nga vërshimet të jenë minimale. ”Jemi duke monitoruar për së afërmi gjendjen në lokalitet e komunës së Vitisë, poashtu jemi në gjendje gatishmërie që të punojmë pandërprerë për të minimizuar dëmet e mundshme nga vërshimet. Dje kemi punuar në hapjen e kanaleve të prrockave në fshatrat Budrikë, Remink, Pozheran dhe në Qytetin e Vitisë” u shpreh Jakupi.
Ai poashtu theksoi se Komuna ka intervenuar edhe në rrugën Viti – Letnicë ku ka pasur shembje të dheut./rajonipress/