ARKATANA

Vitia edhe me një rrugë të re që lidhet me fshatrat Sllatinë e Epërme dhe e Ulët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ka filluar së implementuari sot projekti i përmirësimit të infrastrukturës ekonomike përmes asfaltimit të rrugës Viti-Sllatinë e Ulët.

Ky projekt, që parasheh rregullimin e kësaj rruge që kap një gjatësi prej 6.400 metrash, do të finalizohet në një periudhë dy vjeçare ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti, në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Sherif Frangu” në Viti. “Rregullimi i kësaj rruge, ka rëndësi të veçantë për faktin se ka qenë e mbyllur me dekada të tëra, kurse nevoja e qarkullimit të banorëve të këtyre fshatrave si: Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Tërstenik e Sadovinë e Çerkezëve që lidhen me Vitinë, ka qenë e madhe. Një tjetër rëndësi është edhe se tokat bujqësore kanë qenë të mbyllura dhe mu për shkak të mungesës së rrugës, kështu që kanë mbetur të pa shfrytëzuara këto toka. Me qenë se është projekt dy vjeçar, këtë rrugë do ta shohim të zgjeruar e të asfaltuar, sipas standardeve dhe që do të lehtësoj dukshëm qarkullimin, e po ashtu do ta shkarkoj paksa qarkullimin e rrugës Viti-Pozheran, me qenë se do të shërbej edhe për lëvizjen e qytetarëve në drejtim të komunës së Ferizajt përmes kësaj rruge. Përpos rrugës, kemi filluar edhe me kanalizimin e rrugëve lagjore në këtë zonë të Vitisë”, është shprehur kryetari Haliti.

ARKATANA

Faza e parë e projektit parasheh germimin dhe hapjen e rrugës, si dhe ndërtimin e 4 urave që kap një kosto prej 248 mijë euro, ndërkaq në fazën e dytë, parashihet asfaltimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.